Këshilltari i Hotit: Vjeshta do të jetë e vështirë, moti kundër nesh

Këshilltari i kryeministrit, Avdullah Hotit, ka thënë përkundër rënies së rasteve të reja me koronavirus, gjatë javëve të ardhshme moti do të jetë kundër nesh.

Ditëve të fundit ka pasur rënie të rasteve, ndërsa këshilltari i Hotit, Visar Berisha është shprehur se tash është koha që të reflektojmë mbi mësimet e marrura, duke e mbajtur maskën.

Ai ka thënë se megjithëse numrat kanë filluar të flasin në favorin tonë (Kosovës), por afrimi i vjeshtës do të sjellë një përballje aspak të lehtë.

Më tej ai ka shtuar se nuk guxohet të mendohet si më parë se “virusi shkoi”, duke iu referuar kohës së zbutjeve të rasteve shkaku i karantinave të ashpra gjatë Qeverisë Kurti.

Statusi i plotë: 

Po, asht e vertete se numrat kane filluar te flasin ne favorin tone!

Por kjo eshte vetem nje frymarrje e lehte para se te futemi ne vjeshten e vone, ku moti do te jete kunder nesh.
Tash asht koha me reflektu mbi mesimin e mesuar se nese e mbajme masken, si fanatikë te mbrojtjes se shendetit publik, kemi me ia dal.
Kjo do te jete nje perballje jo e lehte me nje anmik dinak e te pa mshirshem.
Ne nuk mund te na ndodhe ta perserisim gabim fatale se “virusi shkoj”!
Virusi eshte ketu, ende i forte per te shkaterru, por vec nese nuk e mbajme masken.