Këshilla për gjumë të mirë në netët e nxehta të verës

Me rritjen e temperaturave gjumi natën bëhet më i vështirë për pjesën më të madhe të njerëzve, por kjo nuk do të thotë që këtë vështirësi nuk mund ta evitoni.

Për të pasur gjumë të rehatshëm edhe në netët e nxehta të verës, atëherë ju duhet të ndiqni disa këshilla.

Pesë këshillat për gjumë të mirë në netë të nxehta:

Dhoma ku ju do të flini duhet të ketë temperaturë normale, është mirë që ta përgatitni disa orë më herët temperaturën e dhomës.

Me një leckë të lagur freskoni zonën e kyçeve dhe të qafës, në këtë mënyrë do të ulni temperaturën e trupit.

Bëni dush të ngrohtë, sepse në këtë mënyrë do të përgatitet trupi për të duruar të nxehtin e mbrëmjes.

Bëni kujdes se çfarë hani dhe pini para se të flini, sepse kështu mund t’i shkaktoni siklet vetës.

Vishni rroba të rehatshme dhe të lehta.