Ajo ishte ndjekur nga 5 vetura me xhama të zinj të mbushur përplot paparacë, të cilët e kanë ndjekur në mënyrë të rrezikshme transmeton gazeta Zëri.
Si një aktore e Hollivudit, Scarlett Johansson është mësuar të ndiqet nga paparacët e shumtë. Mirëpo disa ndjekje të pamëshirshme të paparacëve për aktoren janë bërë shumë të rrezikshme dhe e kanë shtyrë të kërkojë të hënën ndihmë nga policia.
Aktorja ka zbuluar se pasi kishte përfunduar pjesëmarrjen në shfaqjen televizive “Jimmy Kimmel Live” ishte nisur për në shtëpi me veturë së bashku me dy persona tjerë, por nuk ishte duke vozitur.
Ajo ishte ndjekur nga 5 vetura me xhama të zinj të mbushur përplot paparacë, të cilët e kanë ndjekur në mënyrë të rrezikshme. Dhe ajo tani ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar për këtë ndjekje të frikshme.
“Paparacët vazhdimisht në mënyra tejet të rrezikshme ndjekin dhe shqetësojnë njerëzit, të cilët mundohen t’i fotografojnë. Edhe pas vdekjes tragjike të Princeshës Diana ligjet nuk kanë ndryshuar kurrë për të mbrojtur viktimat nga paparacët e paligjshëm. Shumë paparacë kanë të kaluar kriminale dhe do të bëjnë akte kriminale për t’i arritur qëllimet e tyre”, ka shkruar ajo.
Scarlett thotë se këta persona hyjnë edhe në dritat e kuqe në semafor, duke rrezikuar edhe këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. Për këtë arsye ajo ka kërkuar për miratimin e një ligjit universal, i cili do të adresonte në mënyrë të shpejtë dhe të duhur shqetësimet e abuzimet nga paparacët.







