Kërkohet paraburgim për personin i cili abuzoi seksualisht me të miturën në Prishtinë

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për personin që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit S.S., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet” nga neni 235 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet një njoftim.

Personi i dyshuar S.S., ka qenë në arrati që nga 12.04.2019, kurse i njëjti është ndaluar me urdhër të prokurorit, më 18.04.2019.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet sot rreth orës 14:00.