Kërkohet luftimi i tregtisë së jashtëligjshme

Luftimi i tregtisë së jashtëligjshme u konsiderua i nevojshëm për të pasur një stabilitet ekonomik dhe politik në Kosovë. Në mënyrë që kjo të arrihet u kërkua një qasje më gjithëpërfshirëse të gjitha institucioneve.

Kështu u tha në konferencën që është organizuar gjatë ditës së sotme në lidhje me strategjinë kombëtare për tregtinë e jashtëligjshme në Kosovë që u organizua nga Institutit Ndërkombëtar të Sirakuzas.

Ushtruesi i detyrës si drejtorit të përgjithshëm, i këtij instituti, Filippo Musca tha se me anë të këtij projekti po synojnë që të luftojnë tregtinë joligjore në gjithë rajonin ballkanik dhe BE-në.
Ndërkaq, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi duke folur për tregtinë e jashtëligjshme tha se është e rëndësishme për t’i luftuar këto dukuri në mënyrë që të ketë një ekonomi të shëndosh.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se rregullimi dhe kontrolli i tregut prek gjitha shtresat dhe instancat. Për luftuar këtë dukuri sipas tij duhet një qasje gjithëpërfshirëse.

Kurse, këshilltari në Ministrinë e Brendshme, Fatos Rushiti theksoi se luftimi i këtyre dukurive do të sjell më shumë stabilitet ekonomik dhe politik.

Ndërkaq, këshilltari tjetër në Ministrinë e Drejtësisë, Afrim Kasolli tregoi për angazhimet që si ministri kanë bërë për të luftuar këto dukuri, ndryshimet në legjislacionin e Kodit Penal dhe tha se do të mbetet të përkushtuar për t’ia arrit qëllimin që të ulin tregtinë e jashtëligjshme.

Pjesë e kësaj konference ishte dhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Kolonel Fahredin Verbovci, kërkoi bashkëpunim më të madh ndërmjet institucioneve për të pasur efikasitet të terren.