Kërceu prej dritares duke dashur të ikte, ra në duart e policëve që po kryenin bastisje

Në përpjekje që të ikte prej policëve që po ia bastisnin shtëpinë që ndodhet në Southampton të Anglisë, shitësi i drogës kërceu prej dritares në përpjekje që t’ju ikte.

Por, njësiti i hetuesve e panë menjëherë dhe e arrestuan të dyshuarin, që rezistonte dhe nuk pranonte të prangosej.

“Isha duke shkuar në punë, kur pashë policët që kishin rrethuar shtëpinë dhe një njeri që bëhej gati të kërcente nga dritarja. Ishte shumë i ngathtë, ra pikërisht në duart e tyre”, ka thënë një banor i zonës.

Përpjekja për të ikur në këtë formë, ka mundur t’i shkaktonte edhe lëndime të konsiderueshme trupore, për çfarë nuk ka ndonjë raport zyrtar.