Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale kanë nisur grumbullimin e informacioneve për kërcënimin që mori mbrëmë kryeministri në detryrë, Albin Kurti.

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar , zëdhënësi i PK-së Baki Kelani.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është duke e trajtuar si rast, dhe është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve. Të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale”, tha Kelani .

Ndryshe, mbrëmë kryeministri Kurti, publikoi një kërcënim që thotë ta ketë marrë nga grupi “Garda Vullnetare Shqiptare”.

“Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin”, u shpreh Kurti ndër të tjera.