Keni vështërsi për të dalë nga shtrati, mund të vuani nga një çrregullim

Është e vështirë përpjekja për të dalë nga shtrati – ju mund të vuani nga një çrregullim.

Njihet si “Dysania”, përkufizohet si dikush që ka vështirësi të ngrihet në mëngjes, ndërsa akoma nuk është e njohur shumë si çështje në fushën e mjekësisë, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë që disa njerëz mund të jenë të gatshëm të zgjohen menjëherë edhe në agim, shumë të tjerë e kanë të vështirë të dalin nga shtrati i tyre.

Megjithëse qëndrimi në shtrat nuk do të thotë që jeni dembel, shpesh lidhet me çështjet e shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni.