Sulmi terrorist që ka ndodhur në Zelandë të Re, ka tronditur gjithë opinionin botëror.

E për këtë sulm, ka reaguar edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila është zhvendosur me banim në këtë vend, por, tani për tani gjendet në Kosovë.

Ajo ka hedhur një status në Facebook ku ka treguar për tmerrin që ka përjetuar me ta mësuar ngjarjen që ndodhi.

Madje, Vesa shpreh habinë se si ky veprim u bë në një shtet paqësor, siç është Zelanda e Re!