Këngëtarja shqiptare ka ndërtuar 12 banesa për të varfrit por kurrë nuk e tregoi, kush është vajza që kaq shumë e duam

Ndonëse në ditët e sotme të gjithë bënë gjëra të mira duke u reklamuar nëpër rrjete sociale, këngetarja Adelina Ismaili zgjodhi që e mira e saj të mbetet sekret.

Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, ajo ka ndërtuar 12 banesa për personat në vështirësi ekonomike.

Ismaili gjithnjë është vlerësuar jo vetem si një artiste e madhe dhe e skukseshme per kaq shumë vite, por dhe si një njeri me ndjeshmëri të lartë sociale.

Adelina Ismaili njihet si këngëtarja e cila ka bërë revolucion në tregun muzikor shqiptar. Ka kënduar në rryma të ndryshme, duke trajtuar në këngët e saj gjithnjë tema aktuale.

Me një zë të shkëlqyeshëm, aftësi të forta në këndim, e zjarrtë në performancë dhe interpretim, Adelina u emërua nga publiku si DIVA e muzikës shqiptare.