Këngëtarja kosovare qan për rastin e 18 vjeçares në Ferizaj, tregon si ishte keqtrajtuar nga i dashuri

Mënyra se si shihet dhe trajtohet një grua në shoqërinë kosovare ka nxitur debat të ashpër në Kosovë në kohën kur një vajzë 18-vjeçare nga Ferizaj, vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga i dashuri i saj.

Një debat i tillë është zhvilluar sonte edhe në emisionin “N’NEJË” në ATV ku në mesin e të ftuarve ka qenë edhe këngëtarja, Ana Kabashi.

E përlotur gjersa fliste për rastin e Marigonës, Kabashi ndau një pjesë historie nga jeta e saj, kur kohë më parë ishte keqtrajtuar nga ish i dashuri.

Ndonëse hezitonte të futej në detaje, me lot në sy Kabashi tregonte se si ishte “verbuar” nga dashuria sa kishte qenë në gjendje të duronte e të arsyetonte veprimet e këqija të ish të dashurit.

“Ka marrë kohë derisa e kam kuptuar, sepse kam hyrë në atë rolin që duhem me ia dëshmu që e dua atë njeri. (…) Ndonjëherë aq shumë e do sa nuk sheh, i arsyeton ato të këqijat, tërë kohën e arsyeton. E në momentin e parë që ti ia sheh këto të këqija, mendon që diçka s’është në rregull, ngoje qetu zemrën se përnime nuk të rren kurrë. Të shkon pak gjatë por nuk je vet. Ka djem të mirë, ka çika të mira, testoje, ndaju njëherë me të dhe shikoje. Jeta vazhdon edhe tutje. Nuk ke nevojë me kalu me dikë që nuk të bënë me u ndje mirë, që të bën të ndihesh se ti je e zonja, se ti e meriton me qenë e lumtur,” – u shpreh Kabashi në ATV.