Këngëtarja

Këngëtarja e njohur konvertohet në myslimane

Tashmë ajo ka një emër të ri i cili është Shuhada Davitt.

Fjala është për këngëtaren e njohur Sinead O’Connor , e cila së fundmi vendoset të konvertohet në islam.

Këtë lajmërim, ajo e bëri përmes një statusi të publikuar në Twitter, ku thoshte se nuk është më katolike.

“Unë do të doja me krenari të njoftoj se jam bërë myslimane. Ky ishte një përfundim i natyrshëm i udhëtimit tim inteligjent teologjik. Të gjithë librat e shenjtë të botës çojnë në Islam. Unë gjithashtu do të ketë një emër të ri. Do të jetë Shuhada”, ka shkruar ajo në Twitter.

E njëjta këngëtare vitin e kaluar ka qenë në trajtim psikik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.