Këngëtarja e njohur habit me deklaratën: Përdor lodra seksi për të zbukuruar shtëpinë

Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus, është gjithmonë në qendër të mediave rozë për shkak të deklaratave të saj befasuese.

Gjithashtu njihet edhe për sjelljet e saj që shpeshherë e vendosin atë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave të shumtë.

Së fundmi, 28-vjeçarja i ka lënë të gjithë pa fjalë. Miley ka rrëfyer se përdor lodra seksi për të zbukuruar shtëpinë.

Në një intervistë për “Barstool Sports” në “Sirius XM”, këngëtarja e famshme tha se i blen lodrat e seksit për t’i përdorur vetë, por përfundon duke i përdorur si dekor.

“I blej për veten, por përfundoj duke i përdorur për dizajn të brendshëm. Seksi dhe dizajni i brendshëm janë shumë të lidhur bashkë”, u shpreh këngëtarja.