BBVK

Këngëtarja e njohur do t’i këndojë sonte njërit prej finalistëve në BBVK

Big Brother VIP Kosova sonte shënon fundin e këtij edicioni, duke lënë prapa vetës një sukses të jashtezakonshëm.

Gjithçka nisi më 20 tetor, për të kulmuar sonte më 2 shkurt, kur edhe do të ndodh finalja e madhe e spektaklit më të madh televiziv  siç është kjo e Big Brother VIP Kosova.

Dhe kjo natë përfshin në thelb detaje dhe supriza të ndryshme.

Në mesin e befasive të shumta për konkurrentët, Ronela Hajati do të jetë pjesë e spektaklit të sotëm, e cila do t’i këndojë njërit prej finalistëve, e padyshim që bëhet fjalë për Edona James.