Këngëtarja ka konfirmuar se bashkë me burrin e saj po qëndrojnë në karantinë.
Aktori Tom Hanks thotë se ai dhe gruaja e tij, këngëtarja Rita Wilson, janë diagnostikuar me koronavirus, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Në një deklaratë të postuar në Instagram, Hanks tha që ai dhe gruaja e tij po udhëtonin në Australi kur iu nënshtruan testeve pasi shfaqën simptoma si lodhje, dhimbje trupi, të dridhura dhe “ethe të lehta”, në të cilat dolën edhe pozitivë.
Një përfaqësues i Tom kishte konfirmuar lajmin për CNN, por nuk dha ndonjë detaj shtesë.







