Këngëtari Ibro Deliu pjesë e revistës britanike

Sukseset e tij në drejtimin ndërkombëtar nuk po kanë të ndalur.

Ibro Deliu, këngëtari nga Prishtina së fundmi është bërë pjesë e revistës britanike “Blanck Magazine UK”, me një intervistë  dhe një set interesant të fotove, siç ai di t’i realizojë, shkruan Ballkani.info.

Në foto, ai shihet i veshur me një kostum klasik ndërsa në duar mbante një gjel.

Gjeli, është një nga “pikat e dobëta” të këngëtarit, pasi që ka disa karakteristika që atij i pëlqejn. Në përshkrimin e dhënë për revistën, Ibro ndër tjera ka treguar edhe bisedën që ka bërë me miqtë e tij, kur e kanë pyetur se cila është kafsha e tij shpirtërore, atij i është kujtuar gjeli.

Përpos këtij suksesi, Ibro në mediat greke, italiane dhe amerikane ka qenë i komentuar për stilin unik.

Ndonëse ka vetëm një projekt të publikuar, ai ka arritur që me “Mos e nal”  të qëndrojë në toplistat kineze në vendin e parë, për shkak të idesë së tij për klip që ngjau me veshjet dhe lëvizjet aziatike./Ballkani.info/