Tashmë kanë filluar përgatitjet që festa e Vitit të Ri të pritet në mënyrë sa më festive që të mbahet mend gjatë.
Restorantet dhe kafeteritë e ndryshme kanë filluar organizimin e mbrëmjeve për nder të festës së fundvitit.
Edhe këngëtarët janë në vlugun e punës si me organizime televizive e po ashtu edhe me caktimin e datave për mbremjet festive.

Një e tillë do të mbahet më 1 janar në restorantin “Massa” i cili gjendet në Mazgit, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Në këtë mbrëmjë do të këndojë Enis Jashari, tashmë i njohur për publikun për atmosferë të jashtëzakonshme që krijon.
Po ashtu këtë mbrëmje do të këndojë edhe Gazmend Kelmendi. /Ballkani.info/







