Kënga qe e lë pa tekst Lutfi Hazirin

Muzika po del të jetë arti që kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri e godet.

Në fakt, nënkryetari i LDK-së është edhe i martuar me këngëtaren Myrvrte Bajrami derisa njëra nga vajzat e tyre ka emrin Kënga.

Njeriu që po garon për kryetar të LDK-së nuk ka hezituar që në intervistën profil për Ballkani.info të tregojë se cila është kënga qe i pëlqen më së shumti kur këndon bashkëshortja e tij.

“Po të perbejë pashë perëndinë”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka lindur me 8 nëntor 1969, derisa vikendet i kalon në qytetin që e udhëheqë.
“Zakonisht i kaloj me familje në Gjilan. Një herë në muaj në Selanik te vajza ose në Zurich te nana, motra e vëllau”, ka thënë Haziri.


Ai do të donte ta vizitonte Afrikën e Jugut dhe për këtë ka një arsye. “Mandela është arsye e madhe. E ndryshoi botën dhe ne”.

Gjatë shkollimit Lutfi Haziri nuk ka pasur simpati për matematikën pasi që më shumë i ka dashur lëndët sociale. Thotë se nëse nuk do të ishte kryetar? Do të ishte ushtarak.

“Krenohem me stërgjyshin, gjyshin dhe baben të cilët kanë qenë kryengritës për lirinë e shqiptarëve, të dekoruar nga presidenti i Shqipërisë dhe i Kosovës dhe familjen sot, po ashtu”, ka thënë Haziri.

Butësia dhe lojaliteti i gjilanasve në Zotin, Atdheun e Familjen, janë virtytet më të mira të atij qyteti sipas kryetarit

Ai i don ushqimet traficionale dhe kuzhinën italiane e franceze, por ka nevojë për një kurs gatimi
Kjo pasi që ai ka vetëm një specialitet kur pyetet se cfarë di të përgatisë. “Veze të fërguara (hahaha)”.