Kënga e re e Noizyt dhe Mozzik ‘diss’ ndaj reperit të njohur?

Dueti më i fundit mes artistëve shqiptarë që po korr një sukses të jashtëzakonshëm është ai i Noizy-t dhe Mozzik-ut.

Ky i fundit pritet të sjellë albumin më të ri me titull “Lamboziki”, pjesë e të cilit është dhe “Bonjour Madame”.

Kënga është pritur shumë mirë duke marrë parasysh se bëhet fjalë për ndër reperët më të mirë të estradës. Klipi i këngës nis me një pjesë kur Mozzik thotë “Hey Siri. Play Bonjour Madame”. Mirëpo, sipas fansave, kjo pjesë në fakt është një diss për MatoLale-n.

Ky i fundit dëgjohet në këngën e tij, “Dybala”, duke thënë në “Hey Siri” ndërsa qesh. Kujtojmë që pak muaj më parë, Noizy dhe MatoLale u përfshinë në një debat virtual që pasoi me një sërë ofendimesh.