Kënga e Noizyt dhe Stresit “Medalioni” arrin një milion klikime akoma pa bërë 24 orë

Rap-artistët shqiptarë, Noizy dhe Stresi, kanë qenë ndër emrat më të komentuar këto ditë.

Kjo pasi u tha se dyshja e famshme prishën raportin mes tyre, i cili njëherësh u rregullua pas shumë vitesh.

Megjithatë, ata mbrëmë (e shtunë) u rikthyen me një projekt të ri muzikor që e paralajmëruan prej shumë kohësh.

Foto: Screenshot/YouTube

“Medalioni” ishte bashkëpunimi i tyre me anë të të cilit zbuluan po ashtu se nuk janë prishur.

Ky ndërkohë është projekti që ka shfaqur reperët më të afërt se kurrë dhe tregon më së miri se si është raporti i tyre tani.

Noizy mes tjerash ka qenë një mbështetës i madh i Stresit në kohën kur ishte në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/