Kënga e Bebe Rexhës shpallet më e mira e dekadës nga “Billboard”

“Meant To Be”, kënga e këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shpallur kënga e dekadës nga prestigjiozja “Billboard”.

Mediumi prestigjioz amerikan, i njohur për top-listat muzikore, ka renditur këngën e Bebe Rexhës në bashkëpunim me “Florida Georgia Line” si më të mirën e dekadës në top-listën për zhanrin ‘country’.

Kënga e lansuar në fund të tetorit të vitit 2017, mbyll vitin 2019 dhe dekadën në pozitën e parë të top-listës për këtë zhanër.

Deri tash, kjo këngë ka grumbulluar më shumë se 860 milionë klikime vetëm në “YouTube”.