“Kemi pritur më shumë nga PSD’ja e Shpend Ahmetit”

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit mes AAK’së dhe Partisë Socialdemokrate, Bekë Berisha, ka thënë se partia e tij ka pritur më shumë nga bashkëpunimi me partinë e Shpend Ahmetit.

Berisha ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se i ka ardhur keq për rezultatet jo të mira të PSD’së në Prishtinë e në Kamenicë, komuna që udhëhiqen nga kryetarë që vijnë nga kjo parti.

Ai ka thënë fjalë të mira për PSD’në, në veçanti për të fortin e kësaj partie, Dardan Molliqajn, të cilin Berisha e ka quajtur shok.

“Kemi shpresuar edhe në 40 mijë vota të PSD’së”, ka deklaruar Berisha, duke theksuar se ka pritur që AAK-PSD të sigurojë përqindje më të madhe të votave.

Berisha ka thënë se vetë kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti, është i zhgënjyer nga performanca e partisë së tij.

“Kryeministri më tha një ditë që është takuar me Shpendin. Ai është goxha i dëshpëruar”, ka treguar Berisha në T7.

loading…