Keku aromatik me molla&boronica të kuqe

Përbërsit:
6 lugë gjelle gjalpë,temp dhome
2 vezë
1 gotë sheqer, kaft
lekura e 1 portokalli,e grirë
1 gotë lëngë portokalli
2 gota miell
1 lugë pluhur për pjekje
1 lugë caji sodë buke
1 lugë gjelle kanellë
1/2 lugë caji Arrë moskati
1/2 lugë caji xhinxher, pluhur
Pak kripë
2 gota boronica të kuqe ose fruta mali tjera
1 gotë arra, të coptuara
3-4 molla, qëruara,prera në kubik ( 3 gota)
Sheqer pluhun, për spërkatje të kekut

Përgatitja:
Në një enë të thellë bëni bashke miellin, pluhurin e pjekjes, sodën, kanellën, xhinxherin, moskatin.
Shtoni mollat, boronicat dhe arrat.
Një enë tjetër rrahni vezët me sheqer, shtoni lëngun e portokallit dhe gjalpën e shkrirë ( gjalpa duhet ftohur pak).
Piqet 25-30 min temp 180C.
Ju bëftë mirë