KEK thotë se njësia B1 është kthyer në operim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se ka rënë njësia B-1 e termocentralit Kosova B.

Para pak orësh u raportua se ka rënë nga sistemi njësia B-1 e Termocentralit Kosova B dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Përmes një njoftimi për medie, KEK ka bërë të ditur se njësia B-1 ka rënë prej sistemit për shkaqe teknike, duke theksuar se aktualisht është kthyer në operim kjo njësi.

Njoftimi i plotë i KEK-ut, pa ndërhyrje:

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim.

Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h.