Janë dy nga vajzat më të përfolura në showbizzin shqiptar.

Fjala është për trashëgimtaren e “Top Channel”, Lori Hoxha dhe për modelen, Kejvina Kthella të cilat tërheqin gjithnjë vëmendje te publiku.

E së fundmi, bukuroshet shqiptare janë shfaqur në veshje të njëjta në një kostum ngjyrë rozë dhe pamja e tyre është për tu admiruar.

E para ishte trashëgimtarja e pasur e Top Channel, Lori Hoxha e cila ka preferuar një kostum rozë, me prerje mashkullore në pjesën e xhaketës ndërsa Kthella me të njëjtin kostum është shfaqur në premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”.

Si mendoni ju, kujt i shkon më shumë?.