Kejvina Kthella e pranon se përdorë ‘photoshop’

Në ditët e sotme ‘fotoshopi’, përdoret pothuajse nga e gjithë estrada për të rregulluar format trupore apo pamjen në përgjithësi.

E së fundmi edhe Kejvina Kthella e ka pranuar publikisht se përdorë ‘fotoshop’ në imazhet e saj, në të cilat duket super-seksi.

“Përdor normal, më pëlqen të dukem si alien ndonjëherë”, i është përgjigjur ndjekësit në Instagram Kthella.

Duhet theksuar se, Kejvina u largua nga “Xing me Ermalin”, pasi do të shkojë në një televizion italian.