Keisi Medini flet për eksperiencën e saj në BBV

Banorët e Big Brother Vip Albania po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Keisi ka pak javë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2″ e tashmë Keisi ka vazhduar jetën e saj të përditshme. Si brenda dhe jashtë “BBV2”, Keisi kaloi një nga fazat më të vështira dhe sidomos pas daljes nga shtëpia, ku menjëherë vendosi të niste me projektet e reja e ditën e sotme është shprehur rreth periudhën që po kalon, duke e quajtur si më të rëndësishmen në jetën e saj.

Ckemi! Kjo është fytyra ime e lodhur pa gjumë dhe nuk duket pasi është lyer aq perfekt çdo ditë, po kaloj një nga fazat më të bukura të jetës sime duke u marr me veten dhe projektet që dikuri kisha lënë pauz dhe të tjera që na erdhën gjatë rrugës. Faleminderit Zot, jam lutur për të gjitha këto që kanë ndodhur.

Keisi ka zbuluar titullin e këngës që pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë “Idiot”. Të shumta kanë qenë aludimet se ndoshta kënga e re mund të jetë ndonjë dedikim për Kristin dhe historinë e tyre brenda “BBV2”. Mos ndoshta me “Idiot” Keisi i drejtohet Kristit? Tashmë na mbetet vetëm të presim të dëgjojmë këngën e re.