KEDS u dërgon mesazh në telefon qytetarëve, i njofton për shtrenjtimin e rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), të martën, ka miratuar vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë rrymë mbi 800 kilovat.

Me miratimin e këtyre tarifave, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji do të përballen me shtrenjtim të energjisë.

Pas shtrenjtimit të energjisë kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), u ka dërguar mesazhe në telefon qytetarëve ku i ka njoftuar për rritjen e çmimit.

“Njoftim – Janë  aprovuar tarifat e energjisë për vitin 2022, të cilat hyjnë në fuqi nga 09.02.2022.  Për më shumë informata vizito www.kesco-energy.com”, thuhet në mesazhin që kanë pranuar sot qytetarët.