KEDS i reagon akuzave të Termokosit

Ngrohja qendrore publike e Prishtinës, Termokos ka akuzuar sot KEDS-in se për shkak të ndërprejeve të energjisë është ndalur furnzimi me ngrohje në kryeqytet.

Lidhur me këto akuza zëdhënësi i KEDS’it për media, Viktor Buzhala, ka thënë se ka ndodhur për shkak të një prishje dhe se për momentin Termokos-i ka energji elektrike.

“Kishte ndodhur një prishje në asetet furnizuese të Termokosit. Por, KEDS duke e ditur edhe ndjeshmërinë, i ka dalë menjëherë në ndihme kësaj ndërmarrje dhe ka dërguar ekipet për të sanuar prishjen. Rreth orës 5:00 të mëngjesit ekipet e KEDS’it kanë arrritur të sanojnë problemin dhe Termokosi është duke u furnizuar me energji elektrike”, ka deklaruar Buzhala për kallxo.com.