Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion të gjerë, por ende nuk dihet se kë e kishte cak.
Disa media raportuan se ky aksion kishte për qëllim konfiskimin e armëve dhe municionet, dhe se deri tani janë arrestuar 15 persona.
Ballkani.info kontaktoi me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqin për ta konfirmuar lajmin, por ai tha se nuk është në dijeni për cakun e aksionit dhe se nuk mund të flasë pasi operacioni është në përfundim e sipër.
“Aksioni është në përfundim e sipër. Për të gjitha rezultatet dhe detajet e këtij aksioni, Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë do të dalin në një konferencë të përbashkët”, tha Krasniqi për Ballkani.info.
Ballkani.info do të ju mbajë të informuar rreth këtij aksioni./ Ballkani.info/







