Kë e do LDK’ja president? Flet Arben Gashi

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur për kushtin e partisë së tij që t’i jepet posti i presidentit, në kuadër të një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisjen e vendit.

Gashi ka thënë në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, të transmetuar në televizionin T7, se LDK’ja ende nuk ka vendosur se kë do ta ketë kandidat për president.

“Nuk e kemi vendosur. E kemi diskutuar edhe në Këshillin e partisë. Nuk është vendosur për emrin”, është shprehur ai.

Gashi ka thënë se partive në pushtet do t’ju duhet edhe mbështetja e opozitës për ta votuar presidentin.

“Mendojmë se është më lehtë që një kandidat i propozuar nga ne (LDK’ja) të marrë edhe mbështetjen e opozitës”, është shprehur ai.