Pasi Robert Berisha publikoi lajmin e ndarjes nga Nora Istrefi  me anë të një shkrimi në Instagram, filluan menjëherë aludimet  për shkakun e ndarjes së çiftit.

Theksojmë se Nora dhe Roberti ishin cilësuar si një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar.

Por disa kohë më parë një modele shumë e njohur e tha hapur fare se nëse Robert Berisha nuk do të ishte i martuar me Nora Istrefin, ajo do të ishte lidhur me të.

Bëhet fjalë për Lei Krajën, e cila gjatë një interviste në një emision televiziv u shpreh:

‘Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më seksi të shoëbiz-it shqiptar kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti.’’

E së fundmi Robert Berisha dhe Lei Kraja janë thirrur në emisionin e moderatores Luana Vjollcës ‘Shiko kush luan’ që do transmetohet sonte.

Dhe në videon promo të programin teksa Flori e pyet moderatoren për deklaratën e saj në lidhje me Robert Berishën, nga ana tjetër shihet Roberti teksa bën me shenjë që ajo të mos flas.