Kërkesa e pazakontë e banorëve të një ndërtese për komshiken e tyre: Nëse nuk i mban rënkimet, ndrysho orarin e qejfit

Banorët e një ndërtese në Tiranë i kanë bërë një kërkesë jo të zakonshme një prej banorëve.

Disa qytetarë që jetojnë në një nga pallatet në rrugën “Riza Cerova” të kryeqytetit kanë kërkuar nga një komshike e tyre të mos u bëjë zhurmë, pasi pretendojnë se kjo po ndodhë kur ajo po është bashkë me të dashurin e saj.

Në letrën e këshillit të banorëve që i është dërguar JOQ ALBANIA, i kanë kërkuar komshies së katit të katërt që të ndërrojë orarin e qejfit, pasi rënkimet e saj dëgjohen shumë. Kërkesën ata e kanë ngjitur në hyrje të pallatit.

Letra shkruan:

Thirrje komshies që i vlon gjaku në katin e katërt E dashur komshie, ta kuptojmë dhimbjen por nëse nuk i mban dot rënkimet dhe ulërimat përbrenda, ndërro orarin e qejfit ose shko diku gjetkë me qera. Në të kundërt do të merremi me kollovarin. Këshilli i banorëve të pallatit.