Katie Holmes tregon anën seksi të saj

Katie Holmes ka treguar anën e saj seksi derisa ka bërë edhe disa komente të rralla në lidhje me shkurorëzimin e saj nga Tom Cruise.

“Ajo kohë ishte tepër e tensionuar dhe kishte shumë vëmendje të mediave”, ka thënë ajo.

Katie Holmes ka treguar anën e saj femërore dhe seksi në ballinën e re të revistës InStyle.

Ajo do të jetë në ballinën e kësaj reviste për muajin prill dhe aktorja 41 vjeçare shihet me një fund të shkurt dhe me jelek përsipër, e cila është një anë seksi e saj që ajo e ka paraqitur në vitet e fundit. Ajo ka folur për kohën kur kishte shumë forma derisa ka adresuar edhe stresin që kishte pasur pas shkurorëzimit nga Tom Crusise më 2012 pas gjashtë viteve martesë.

“Ajo kohë ishte tepër e tensionuar. Kishte shumë vëmendje dhe kishe një fëmijë të vogël që është më e rëndësishme”, ka thënë ylli, e cila ka një vajzë me Tom, Suri Cruise, tani 14 vjeçare.

“Ne kemi pasur momente të lumtura në publik. Por shumë njerëz nuk e kanë ditur këtë dhe mandej janë bërë miq të mijë dhe na kanë ndihmuar shumë, kështu që kjo është arsyeja pse e dua këtë vend dhe këtë qytet”.