Katër adoleshentë vandalizojnë shkollën e tyre, u gjindet identiteti falë Wi-fi’së

Seth Taylor, Tyler Curtis, Joshua Shatter dhe Matheu Lipp veshën maska dhe u futën fshehurazi në Shkollën e tyre të mesme në Maryland. Ata me sprej shkruan komente raciste dhe homofobe. Po ashtu vizatuan svastiken e nazistëve, KKK që është shenja e Klanit racist Ku Kluks.

Por nuk ishte problem i madh për të i gjetur. Telefonët e tyre u lidhën automatikisht me rrjetin e shkollës dhe emrat e tyre dolën në databazë. U deshën vetëm disa klikime për të i zbuluar.

Të katërtit u arsyetuan se këto shkrime i bënë vetëjm si një shaka. Seth tregoi se deshën vetëm të shkruanin “Klasa 2018”, por pastaj filluan të zbaviten dhe shakaja doli nga kontrolli.

“As nuk e kuptoj se çka është simboli i svastikës. e vizatuam vetëm pasi e pamë si shaka.”, tha Taylor.

Të katërt janë dënuar nga gjyakat për vandalizëm, shkatërrim të pronës dhe krime urrejtje.

Secili nga adoleshentët është dënaur me burgim gjatë vikendeve dhe me shërbim ndaj komunitetit. Gjithashtu pas përfundimit gjykata u ka mundësuar që të mos shënohet në dosjet e tyre krimi i urrejtjes.

loading…