FOTO

Kate Moss fotografohet me cigare vetëm disa javë pasi vendosi ta linte duhanin

Ish-modelja Kate Moss është fotografuar së fundmi në publik me një cigare, pavarësisht se kishte thënë se po e linte duhanin.

Gjegjësisht, 49-vjeçarja vendosi ta linte duhanin dhe të kalonte në cigaret elektronike që janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara.

Megjithatë, vendimi nuk ka zgjatur shumë, pasi Moss u fotografua duke pirë duhan jashtë një restoranti në Londër, ndërsa ishte në shoqërinë e vëllait dhe babait të saj.

Ndonëse dukej e lumtur dhe e shkujdesur, fytyra e saj dukej krejtësisht e panjohur pa makijazh – shkruan Daily Mail.

Kate është konsumuese e duhanit qe 34 vite, ndërsa disa nga fotografitë e saja më të famshme gjatë karrierës përfshijnë edhe pozimet me cigare.

Ndryshe, miku i saj, Fat Tony, ka treguar se supermodelja kishte hequr dorë nga alkooli në vitin 2018 dhe që atëherë vendosi të bënte një mënyrë jetese më të shëndetshme. Ajo tani është pronare e brendit Wellness Cosmoss dhe thonë se joga është një nga aktivitetet e saj të preferuara të përditshme.