Karriera nuk është më e para, Kiara flet për planet me Luizin: Mezi po pres të bëhem nënë

Kiara Tito duket se është shumë e përgatitur për të ardhmen me Luiz Ejllin.

Tashmë që “Big Brother VIP” përfundon dhe ajo mund të vazhdojë romancën jashtë shtëpisë më Luiz Ejllin.

As një emision i ëndërruar në Top Channel nuk është më në planet e saj, edhe pse kjo ka qenë një prej arsyeve që ajo vendosi të hynte në këtë reality show.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, moderatorja tregon planet për të krijuar familje.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’, është shprehur Kiara.

Kiara dhe Luizi u njohën me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. Çifti shfaqën ndjenjat dhe mes tyre nisi një romancë, që kurorëzohet këtë të shtunë, me një martesë, që do të transmetohet ‘live’ gjatë finales së “Big Brother VIP”.