Kaq gjoba u shqiptuan për mos respektim të rregullave anti COVID, brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 54 aksidente në Kosovë, megjithatë fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 21 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 33 aksidente të tjera kanë përfunduar me vetëm dëme materiale.

Gjatë 24 orëve në Kosovë janë shqiptuar 1,766 tiketa nga policia.

945 nga to kanë qenë tiketa të shqiptuara në trafik, ndërsa 821 janë tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19.

17 persona janë arrestuar ditën e shtunë në Kosovë, 8 janë dërguar në mbajtje, 2 janë ndaluar nga policia dhe 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit.