Kaq do të dënoheni nëse punoni të dielave

Punëdhënësit të cilët nuk do ta respektojnë ligjin për punë, me të cilin parashihet që e diela të jetë ditë jo pune, do të ballafaqohen me ndalesë për punë në afat prej 15 ditëve dhe kallëzim penal.

Drejtoresha e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska Dimoska ka thënë se gjobat për shkelësit do të jenë të larta.

“Varësisht nga lloji i tregtarit, lëviz prej 800 deri në 10 mijë euro për personat juridikë dhe nga 50 euro deri në 500 euro për personin përgjegjës që është pjesë e personit juridik, dhe për tregtar individual gjoba lëviz prej 150 deri në 250 euro, megjithatë ky i fundit mund të punojë vetëm nëse punon pronari”, ka thënë ajo.