Kaq bukur duken së bashku “Azra” dhe “Tezja Sheqere”

Njëra ndër aktoret më të njohura dhe të dashura për publikun është Alina Boz. Ajo së fundmi është bërë e njohur edhe për publikun shqiptar përmes rolit të “Azrës”.

Ajo duke qenë se ka numër të madh të fansave anë e mbanë botës po publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Kur jemi te imazhet, së fundmi aktorja ka hedhur në instastory për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj në instagram një imazh të bukur.

Në fotografinë e hedhur, “Azra” shihet me një personazh mjaft të dashur për publikun nga seriali “Mos ma lësho dorën”. Bëhet fjalë për gjyshen Feride apo Seray Gözler, të cilën “Azra” e quan “Tezja Sheqere”.

Në imazhin e publikuar, aktoret duken të qeshura, teksa kuptohet që fotografia është pjesë e ndonjërës prej episodave të serialit.