Foto

Kanye West pretendon se aksidenti me makinë në vitin 2002 i shkaktoi autizëm

Kanye West është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi pretendon se është autik.


Reperi i bëri këto pretendime në mesazhet për Elon Musk dhe i kërkoi shokut të tij Ian Connor të shpërndante pamjet në Instagram.

“Kur do të flasim, nuk më ke borxh asgjë”, fillonin tekstet.

“Nuk duhet të më flasësh më kurrë, por nëse flasim, natyra e marrëdhënies duhet të ndryshojë. Unë nuk jam bipolar, kam shenja autizmi nga aksidenti im automobil [2002]”, thuhet tutje në mesazh, shkruan PageSix.

Aksidenti të cilit West i referohet ishte përplasja e tij e famshme me makinë, e cila rezultoi në publikimin e hitit të tij “Through the Wire”, në të cilën ai bëri rap me nofullën e tij të mbyllur.

West zbuloi se ai ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar në vitin 2018, por që atëherë ka pohuar se ai ishte “diagnostifikuar gabimisht për çrregullime mentale”.

“Kështu që do ta them përsëri këtë se u diagnostikova gabimisht mendërisht dhe pothuajse u drogua nga mendja ime për të më bërë një personazh të mirë të menaxhueshëm”, shkroi ai në Twitter në vitin 2022

Së bashku me pretendimet për shëndetin e tij, West gjithashtu dërgoi mesazhe se ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, po i mban fëmijët e tij larg nga ai.

Foto: Kanye West/Twitter

“Nuk mund ta shikosh Kimin të mbajë fëmijët e mi larg nga unë. Dhe mos thuaj asgjë publikisht, pastaj quaj veten miku im në mënyrë që të mund ta sjell audiencën time në platformën tënde të vështirë”, tha West tutje.

Llogaria e Westit në Twitter u pezullua në dhjetor për komente antisemite, të cilat përfshinin atë duke thënë se do të dënonte “vdekjen e popullit hebre”.

Connor ndau gjithashtu një tekst të Westit duke i thënë që t’i jepte pamjet e ekranit “për publikun”, pasi ai ka humbur pothuajse të gjitha llogaritë e tij në mediat sociale.

Edhe pse llogaria X e West u rikthye në korrik, ai nuk ka qenë aktiv në platformë.

Ndërsa West pretendon se Kim po i mban katër fëmijët e tyre larg tij, ai u fotografua së fundmi me djalin e tij Saint në ndeshjen Genoa – AC Milan vetëm disa javë më parë.

Ish-çifti ishte i martuar nga viti 2014 deri në vitin 2022, dhe Ye u martua fshehurazi me Censori , 28 vjeç, dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/