Prokuroria e Pejës

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Agron Gashi, i dyshuar për vrasjen e rёndё nё tentativë e cila ndodhi mbrëmë në Pejë, ku mbetën të plagosur tre persona është arrestuar sot në mesditë nga policia.

Ndaj tij brenda afateve ligjore, Prokuroria e Pejës pritet të kërkojë caktimin e masës së sigurisë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në emisionin “Rreth e Rrotull” ka dhënë detaje mbi të kaluarën kriminale të këtij të dyshuari duke thënë se i njëjti ka pasur aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe ka një kallëzim penal për kansoje ndaj prokurorit, Ersan Qavolli.

“Ka qenë i akuzuar për rrezikim të trafikut publik, e ka shkel një polic dhe ka ikur nga vendi ngjarjes. Ka qenë në arrati një kohë, është arrestu, ka qenë në paraburgim. Njëkohësisht ky e ka edhe një kallëzim penal për kanosje ndaj prokurorit Ersan Qavolli. Në qat periudhë kur ka qenë për rrezikim të trafikut publik”, ka deklaruar Nikçi.