Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili pas mos marrëveshjeve ka kanosur familjarët e tij.

Personi i arrestuar me urdhër të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor në spitalin psikiatrik për 48 orë, përcjell Ballkani.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur familjarët e tij. I dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për trajtim të detyrueshëm psikiatrik”, thuhet në raportin e policisë,/Ballkani.info/