Kandiq vlerëson dorëheqjen e Haradinajt

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD), Natasha Kandiq, e ka vlerësuar të përgjegjshëm vendimin e Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe se nuk ishte një mashtrim politik, por një ngjarje e vërtetë.

Mediat serbe kanë raportuar se Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka dërguar sot letër zyrtare me vendimin e dorëheqjes të parevokueshme të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pasi ditë më parë ka marrë ftesën për intervistim në Hagë, në cilësinë e të dyshuari të për krime krime lufte.

Kandiq në një deklaratë për FoNet, transmeton Telegrafi, përkujtoi se si Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq të gjykuar për krime lufte në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi] ikën dhe u fshehën nga thirrjet e tilla dhe nga përgjegjësia.

“Çfarë do të ndodhë më tej dhe cilat do të jenë pasojat, kjo mbetet të shihet”, tha Kandiq, duke komentuar për dorëheqjen e Haradinajt.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Haradinaj nuk paraqitet në hagë si kryeministër i Kosovës, por si komandant i UÇK-së.

Kandiq mendon se tani i takon Serbisë që t’i shqyrtojë veprimet e saj, duke vlerësuar se vendimi i Kosovës për të vendosur taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia është pasojë e politikës armiqësore dhe të pashembullt të Serbisë ndaj Kosovës.

loading…