Kandidatja për kryetare të Preshevës: Shqiprim Arifi është kopjues i Albin Kurtit, kjo është komedi

Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani ka kritikuar qeverisjen e Shqipërim Arifit në këtë qytet, duke e quajtur edhe si kopjues të Albin Kurti.

Sinani ka thënë se qeverisja e Arifit ka qenë komike, frustruese dhe mbi të gjitha e paaftë.

“Është tragjike sa herë që një politikan synon ta kopjoj një tjetër, në një kontekst krejt tjetër politik e institucional. Sepse kështu kopjuesi shpërfaq mungesë idesh, qëndrimesh e propozimesh. Pra shpërfaq zbrazëti atëherë kur prej tij pritet kreativitet e vendosmëri.  Por kur Shqiprim Arifi synon ta kopjoj Albin Kurtin (siç kishte bërë krahasimin e vetes së tij me z. Kurti) atëherë kjo as tragjedi nuk është më – është KOMEDI. Ashtu siç ka qenë qeverisja e z. Arifi tash e 4 vjetë – KOMIKE, FRUSTRUESE, dhe mbi të gjitha e PAAFTË”, ka shkruar ai.