Kancelari austriak: Qasja e Serbisë, pragmatike – e Kosovës, ideologjike

Kancelari Federal i Austrisë, Karl Nehammer, ka hedhur kritika ndaj Kosovës, dhe ka lavdëruar Serbinë në lidhje me situatën e fundit të krijuar me veriun e Kosovës.

Nehammer ka thënë po ashtu se po ndihet i çliruar pasi Kurti, “faleminderit Zotit” që e ka rishqyrtuar politikën e tij me ndikimin e Shqipërisë, raporton Klankosova.tv.

Këto komente, kancelari austriak i bëri gjatë një debati të Komitetit Kryesor të BE-së të mërkurën pasdite.

Ai aty theksoi se rajoni “ka nevojë për vëmendje të plotë” duke iu referuar trazirave në Kosovë.

“Në të njëjtën kohë, ai shprehu çlirim që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, faleminderit Zotit, ka rishqyrtuar politikën e tij me ndikimin e Shqipërisë, mes gjërave tjera”, shkruan mediumi austriak, “Der Standard”.

“Doli se qasja e Serbisë është ajo pragmatikja, ajo e Kosovës është e drejtuar kah ideologjia”, ka thënë Nehammer.