Kanada

Kanada, rriten ndjeshëm largimet e emigrantëve ilegalë

E përballur me një fluks kërkesash për azil që vijnë nga SHBA-ja, Kanadaja ka vendosur të rrisë ndjeshëm largimin e migrantëve ilegalë, me 10 000 largime në vit, njoftoi sot televizioni publik “Radio-Canada”.

Kjo përbën një rritje nga 25-35% të largimeve nga Kanadaja në raport me vitin e kaluar, sipas një letre të dërguar nga një përgjegjës i lartë i Agjencisë së Shërbimeve Kufitare të Kanadasë dhe të publikuar nga “Radio-Canada”.

Në këtë dokument konfidencial, Brad Wozny, drejtor i divizionit të operacioneve dhe të shërbimeve sekrete të ASFC-së, shpjegon se “janë zhvilluar shumë bisedime, si në nivel rajonal dhe kombëtar, para se të merrej vendimi nga qeveria e Kanadasë për të rritur ndjeshëm përpjekejt për largim”.