Real Madrid

Kampionët e Botës dështojnë kundër Villarreal

Real Madrid ka dështuar të marrë tre pikët nga përballja me Villarreal.

Udhëtimi në “El Madrigal” nuk dha më shumë se një pikë për skuadrën nga Madridi, shkruan lajmi.net.

Gjithçka filloi keq për “Los Blancos”, të cilët qysh në minutën e 4’ u ndëshkuan nga Santi Cazorla.

Reagimi ishte i shpejtë nga lojtarët e Santiago Solari, të cilët pas 3 minutave realizuan me anë të Karim Benzema, për 1:1.

Minuta e 20’ e këtij takimi solli edhe golin e tretë, që u realizua nga Raphaël Varane, për epërsinë e parë të Real Madrid.

“Mbretërit” dështuan ta ruajnë këtë epërsi, pasi në minutën e 82’ ishte përsëri Santi Cazorla që realizoi për të vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Tashmë Real pozicionohet në vendin e katërt, me 30 pikë, shtatë më pak se liderët e Barcelonës.