Kampionët arrijnë në Tokën e Bekuar me dy medalje të arta

Ekipi i xhudos që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike të Tokios tashmë ka arritur në vendin tonë.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u stolisën me medalje të arta, duke bërë krenar të gjithë popullin shqiptar me këtë të arritur.

Tashmë ka ateruar aeroplani në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, derisa qindra qytetarë kanë dalë në pritje.

Driton Kukas ë bashku me ekipin e tij do të mbajnë një konferencë për media nga aeroporti, e më pas do të nisën drejt Prishtinës.

Aty, do të jetë një organizim tjetër në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke u drejtuar edhe drejtpërdrejtë qytetarëve.