Kamioni po derdhte kripë në rrugë për të shkrirë akullin, rrëshqet vet – përfundon në liqe

Një kamion i rrethit të “Chicago Park” rrëshqiti në Liqenin e Miçiganit.

Çfarë është interesante në këtë ngjarje është fakti se kamioni por po shpërndante kripën për të shkrirë akullin në rrugë, por përfundon vet në liqe, përcjell Telegrafi.

E gjitha ndodhi ndërsa bora e lehtë ra në të gjithë zonën e Çikagos dhe temperaturat shënuan rënie të mërkurën në mëngjes.

Kamioni i bardhë, me drita të verdhë të ndezura, rrëshqiti nëpër shtegun e biçikletës në Oak Street rreth orës 7:15 të mëngjesit dhe përfundoi në ujë.

Për fat të mirë, dy burrat që ishin në kamion dolën të sigurt, kanë bërë të ditur autoritetet.

Një burrë 46-vjeçar u dërgua në Spitalin Memorial të Veri-Perëndimit për trajtimin e gërvishtjeve në fytyrën e tij, përfshirë buzën e tij, ndërsa një 45-vjeçar nuk ishte shtruar në spital, sipas një njoftimi të mediave policore.

Kamioni rrëshqiti dhe u rrëzua, duke u drejtuar drejt liqenit, sipas zyrtarëve. Të dy burrat ishin në gjendje të dilnin nga kamioni para se të hynte në ujë, sipas policisë.